Rita Ora dhe Bebe Rexha bashkojnë forcat

Rita Ora dhe Bebe Rexha bashkojnë forcat

Dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha do të sjellin një këngë së bashku. Por, në këngën e re e cila pritet të lansohet në janar të vitit të ardhshëm do të marrin pjesë edhe Charli XCX dhe Zara Larsson, shkruan ‘mtv.co.uk’.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rita Ora, që theksoi se kënga ‘Girls’, do të dalë vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Madje, Rita ka shtuar se pjesë e kësaj këngë mund të jetë edhe dikush tjetër. Rita Ora është një nga këngëtaret më të njohura jo vetëm shqiptare, por në mbarë botën, derisa shumë e suksesshme është edhe Bebe Rexha.

Të dyja këngëtaret mezi presin bashkëpunimin dhe lansimin e këngës për janar të vitit të ardhshëm.