Rita Ora ndihet e fyer dhe viktimë për shkak se është e famshme.

Këngëtarja me prejardhje kosovare së" />

Rita: Jam viktimë e famës

Rita: Jam viktimë e famës

Rita Ora ndihet e fyer dhe viktimë për shkak se është e famshme.

Këngëtarja me prejardhje kosovare së fundmi ishte në qendër të medieve rozë pas afërsisë që pati me yllin e arteve marciale Conor McGregor. Megjithatë, ajo thotë se përherë është keqkuptuar në publik..

“Kam qenë viktimë e mbikëqyrjes së tepërt – akoma jam – është thjeshtë bota në të cilën jetoj, është kështu si është, por mund t’ia dalësh dhe ta tejkalosh. Doja të isha e tillë dhe të isha një femër në këtë industri e të kisha mundësinë të më dëgjohej zëri”, ka thënë ajo, shkruan “DailyStar”.

Ajo vazhdoi duke treguar se në vizitën që ka pasur së fundmi në Afrikë ka parë fëmijë të cilët jetonin në fshatra të shkatërruar dhe duke menduar vetëm për të vazhduar jetën. “E pash jetën në një kuptim krejt ndryshe”, ka thënë më tej ajo, transmeton Albinfo.ch.

Së fundmi, Rita Ora është duke punuar në projektin e ri të bazuar në tekstet e fansave. Kjo këngë është në partneritet me “Absolut”.