Rishfaqet Ramadan Ilazi – tash si analist

Rishfaqet Ramadan Ilazi – tash si analist

Ishte një prej figurave më të njohura të shoqërisë civile derisa një ditë i hyri politikës duke u anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo i kishte dhënë atij një pozitë të rëndësishme në Qeverinë e drejtuar nga PDK dhe LDK.

Ilazi ishte emëruar zëvendësministër i Integrimeve Evropiane dhe prej rënies së Qeverisë nuk ishte angazhuar aspak në fushatën e fundit zgjedhore, ani pse ai zyrtarisht në PDK mbanë postin e Institutit Politik të PDK-së që është themeluar këtë vit por që nuk ka sjellë ndonjë të arritur që ka dalë në publik.

Por prej që Ilazi nuk është më zv.ministër nuk është parë në publik, por së fundmi është rikthyer në publik. Tash nën petkun e analistit.

Ai në Rrokum TV ka folur për sigurinë e Kosovës dhe krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës./Insajderi.com