Rinia e PDK-së: Shpend Ahmeti po e shkatërron kryeqytetin

Rinia e PDK-së: Shpend Ahmeti po e shkatërron kryeqytetin

Me pankartat “Mos shkatërro kryeqytetin”, “Duaje Republikën”, “Kryetar, festo me ne”, rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ia ka mësyer në mëngjes objektit të Komunës së Prishtinës.

Ata kanë shprehur indinjatën e tyre në Komunën e Prishtinës që nuk ka organizuar ndonjë aktivitet për shënimin e Ditës së Pavarësisë dhe u ankuan ër protestat që po organizohen në kryeqytet nga Vetëvendosje që edhe udhëheq me këtë komunë.

“Më 17 shkurt të vitit të kaluar kërkuam nga Shpend Ahmeti t’i respektoi simbolet e shtetit dhe Kushtetutën. As këtë vit nuk po respektohet Kushtetua dhe po e përdor egon e tij. Sot Shpend Ahmeti ua ka mohuar qytetarëve të festojnë ditën e pavarësisë”, ka thënë Triumf Sadikaj, kryetar i degës në Prishtinë të Rinisë Demokratike./Insajderi