Ringjallja e kiosqeve të famshme të kohës së Jugosllavisë

Ringjallja e kiosqeve të famshme të kohës së Jugosllavisë

Këtë vit, deri vitin tjetër, pritet që ato të dalin në territorin e njëjtë ku dolën në origjinalin e tyre, gjashtë a shtatë dekada më parë.

Para rreth 70 viteve, arkitekti slloven Sasha Machtig prezantoi në Jugosllavi një model interesant të kioskeve mobile.

Jugosllavia deri vonë është karakterizuar me kiosqet e tilla, me gazetat që shiteshin si asnjëherë më parë dhe me artikujt tjetër, krejt bazik për jetën e njeriut.

K67 quhej modeli i kosqeve. Sot, ato janë të rralla në tërë shtetet që kanë dalë pas shkatërrimit të Jugosllavisë, shkruan Kultplus.

7500 kiosqe deri në vitin 1999 ishin gjithandej Jugosllavisë. Më pas, të tjera u shpërndanë në Poloni, Keni, Zelandë, në shtetet e Bashkimit Sovjetik dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Machtig ka nisur që nga viti 2003 të dizajnojë një tjetër platformë për këto kiosqe. Këtë vit, deri vitin tjetër, pritet që ato të dalin në territorin e njëjtë ku dolën në origjinalin e tyre, gjashtë a shtatë dekada më parë.