I “rilinduri” Depay: Nuk e kuptova kurrë Mourinhon

I “rilinduri” Depay: Nuk e kuptova kurrë Mourinhon

Një jetë e re te Lyon-i për Memphis Depay-n, i cili ka zgjedhur të rifutet në lojë në “Ligue 1” pas eksperiencës së dështuar te Manchester Uited. 23-vjeçari holandez duket se është rikthyer në kohërat kur luante me PSV Eindhoven-in si dhe ka rigjetur fanelën e kombëtares falë performancave mbresëlënëse në kampionatin francez.

Në këtë pikë ka nga ata që mendojnë se Mourinho mund të jetë bërë pishman për largimin e holandezit: “Nuk kam asnjë ndjenjë keqardhjeje karshi tij – ka shpjeguar Depay – por sigurisht nuk e kam kuptuar zgjedhjen që  bëri. Por ai është trajenri dhe unë i pranoj vendimet që merr. Në stërvitje jepja maksimumin, por me sa u pa nuk më konsideronte të lartësinë e duhur”.

Depay nuk priste një vlerësim kaq të ulët nga ana e “Special One”: “Kur mbërrita e Lyon-i kisha një vit që nuk luaja si titullar, kjo ishte e pabesueshme. Tani objektivi im është të kthehem në maksimumin tim, për të tjerat duhet pritur”.

Depay u transferua te klubi francez në merkaton e janarit për 16 milionë paundë, por shuma mund të rritet deri në 21.7 milionë në varësi të bonueseve të parashikuara në kontratë