Rikthimi i tretë i Xhafës në Bienale

Rikthimi i tretë i Xhafës në Bienale

Artisti kosovar Sislej Xhafa, i cili para 20 viteve kishte marrë pjesë ilegalisht në festivalin “Bienale” të Venecias duke përfaqësuar Shqipërinë, pritet ta përfaqësoj Kosovën në edicionin e sivjetmë të “Bienalës” me konceptin “Të Humbur dhe Të Zbuluar”.

Xhafa “humbi” kontaktet e tij me Kosovën kur vendosi të nisë një udhëtim nëpër botë duke zhvilluar artin e tij, e tek pas dy dekadave “u zbulua” përsëri, pasi pritet ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venecias.

Ai është i interesuar në elementin njerëzor në kushte jonjerëzore. E projekti “Të Humbur dhe Të Zbuluar” vë në pyetje çështjet primare si liria, ekuilibri social dhe padrejtësia si probleme kyçe këto ditë.

“Arti i Xhafës të bën të vësh gjërat në dyshim, suke sjellë kode të nostalgjisë dhe revoltës. Vëzhguesit e artit e pranojnë sinqeritetin me lehtësi,” thotë Arta Agani, përgjegjëse e pavijonit.

Në vitin 1997, Xhafa si artist i ri ishte futur ilegalisht në Bienalen e Venecias duke u prezantuar si “Pavijoni i Fshehtë i Shqipërisë”.

Veshur si anëtar i skuadrës shqiptare të futbollit, duke mbajtur një flamur të vogël shqiptar teksa shfaqte një ndeshje futbolli mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Është një politikë e ndërprerjes, duke prishur konfiguracionet e forcave që determinojnë se çka është e dukshme dhe çka jo, çfarë forma të fjalimit janë të kuptuara si fjalim e cilat të perceptuara si zhurmë, kush është i përcaktuar si folës e kujt vetëm i flitet,” kishte thënë Xhafa atëkohë.

Ndërsa në vitin 2013, ai kishte qenë njëri ndër përfaqësuesit e Pavijonit italian në këtë festival.

bera

Me pavijonin e Italisë ai u paraqit me “Paradoksin Paralel”, ku në këtë pavijon ai ka angazhuar një berber të hipur në një pemë, dhe të gjithëve që hipnin berberi u priste flokët.

Për koncept, ky pavijon ka pasur theksimin dhe zmadhimin e vlerës sociale dhe simbolike të dyqanit të berberit, një vend ku ndodh procesi privat dhe intim i prerjes së flokëve shoqëruar me momente të bisedave dhe ndarjes së mendimeve. /Insajderi.com