Rikthimi i avashtë në Paris

Parisit po i kthehen shumë pak vizitor që prej sulmeve që terrorizuan kryeqytetin francez nëntorin e vitit të kaluar. Në restorantet dhe kafenetë e qytetit vërehet boshllëku që lanë vizitorët.

Rikthimi i avashtë në Paris

Në rrugën Main d’Or të Parisit është i vendosur një restorant modest “L’Ami Pierre”, në zonën e 11-të të qytetit, e cila karakterizohet me origjinalitetin parisien. Me fotografitë bardhë e zi, karikaturat vulgare dhe vizatimet e “Charlie Hebdo-s” të varura në muret e saj. Thikat e biftekut dhe gotat e verës të vendosura mjeshtërisht në tavolinat e vogla dhe komode të mbuluara me mbulesa të bardha, por jo me frekuentimin që kishte dikur.

parsi1

Restoranti ka rreth 30 ulëse ku mund të ulen klientët.  Në natën e 13 nëntorit 2015, kur Parisi ra viktimë e një serie sulmesh vdekjeprurëse në të gjithë qytetin – përfshirë restorantin “La Belle Equipe” vetëm pesë minuta larg kësaj kafeneje – arriti të shtangë rreth 80 persona që ishin brenda restorantit. Robin Greiner, pronar i restorantit, mbylli dyert e lokalit dhe i shërbejë të gjithë me disa gota verë e nuk i la të largoheshin deri në orën 4 të mëngjesit.

Tani, pothuajse 100 ditë prej asaj nate, edhe pse kujtimet e asaj nate jetojnë ende, Parisi është kthyer në këmbët e saj. Por ndërsa vendasit janë duke ecur përpara, vizitorët nga vendet e tjera kanë qenë të pakët që janë rikthyer.

“Ne u kthyem në normalitet, pasi zakonisht këtu nuk vijnë shumë turistë”, thotë Greiner. “Por kemi pasur një klientelë të besueshme japoneze sepse jemi të botuar në disa prej revistave të atjeshme. Ata janë zhdukur atë natë dhe kurrë nuk janë kthyer më”, shton më tej Greiner për tabloidin anglez “The Guardian”.

parisi2

Për bizneset që varen nga turistët, ky ka qenë një dimër i vështirë. Sulmet e nëntorit u zhvilluan kryesisht në një zonë multi-kulturore të Parisit: Rreth Kanalit Shën Martin, rrugës Sharone dhe Bulevardit Voltër.

Lagja ka një komunitet të afërt me kafene të pavarura, restorante dhe hotele, dhe është i njohur për vizitorët më të rinj.

Është trishtuese t’i imagjinosh se këto rrugë të bien krejtësisht nën qetësi, por në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar shumica e këtyre bizneseve ranë nën gjumë të thellë.

“Kur sulmet ndodhën, ne i humbëm 40 deri në 50 për qind të rezervimeve ekzistuese për atë ditë, brenda natës. Vetëm nga mesi i janarit filluam ta merrnim vetën”, thotë pronarja e hotelit “Providence”, Elodie Moussie.

Parisi është qyteti i tretë në botë më i vizituar nga turistët, pas Bangkokut dhe Londrës. Hulumtues nga një Agjenci Amerikane e Marketingut, tregojnë se kostoja totale e hotelierëve pas sulmeve të Parisit e arrin shumën e 146 milionë eurove. Kulla e Ajfelit kishte 6.91 milionë vizitor vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2014 kur kishte 7.1 milionë.