Rikthimi i Fatih Akinit me filmin për terrorin e djathtistëve

Rikthimi i Fatih Akinit me filmin për terrorin e djathtistëve

Emocional dhe me ndikim, xhirim dhe produksion të shpejtë, vlerësohet kthimi i Fatih Akinit në më të mirën e tij.

Për të kuptuar më së miri “In the Fade”, duhet të kthehet shikimi kah produksioni i fundit i filmbërësit i cili jeton në Hamburg, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. “The Cut” ishte filmi i tij më elaborues që regjisori kishte realizuar deri në atë kohë, por dështoi keqas pasi që u prezantua në shtatorin e vitit 2014 në Festivalin e Filmit në Venecia.

Kapërcimi i “The Cut”

“The Cut” trajtoi temën e gjenocidit amerikan, temë për vështirësitë diplomatike dhe akuzimet politike në mes të Turqisë dhe Gjermanisë.

Arritja e lartë në aspektin e narrativës, filmi ishte i detajuar, epik në aspektin historik dhe u deshën dy vjet që të prodhohet. Dhe pa dyshim është një film me mesazh. Kjo nuk ishte ajo me të cilën Akin ishte i njohur. Ai ishte regjisor i njohur për humorin, historitë tejet dramatike për fqinjët, dhe përpjekjen që të bënte një prodhim dramatik.

Derisa po shkruante skenarin e asaj që më pas doli “In the Fade”, Akin ka thënë për “Süddeutsche Zeitung” se gjendej në “një fazë tejet fataliste”.

“Kam punuar për një kohë të gjatë në ‘The Cut’, për gati pesë vjet. Dhe mund të thuhet se e kam shpenzuar keq një pjesë të asaj kohe”, ka thënë ai. Skenari, produksioni dhe xhirimi thjesht i kanë marrë shumë kohë që të vërë në vend të gjitha detajet për film. “Nëse shpenzon shumë kohë në ato detaje, i harron dramën që dëshiron ta tregosh, jetën e brendshme të personazhit kryesor”.

“The Cut” dhe “Tschick” shtruan rrugën për “In the Fade”

Për dallim prej të tjerëve, “In the Cut” është filmi më shpejt i realizuar nga Akin. Ishte truku që ai ka mësuar gjatë xhirimit të “Tschick”.

Përgjegjësia për këtë film Akinit i kishte rënë papritur pasi që regjisori i parë që kishte marrë përsipër realizimin, e kishte braktisur produksionin… (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)