Rikthimi i Action Bronson jashtë muzikës

16.03.2017 00:05
Rikthimi i Action Bronson jashtë muzikës

Reperi i njohur shqiptar i cili punon dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dy vite të plota që nuk ka lansuar këngë apo album të ri.

Mirëpo reperi shqiptar nuk është shuar komplet. Ai do të jetë nikoqir i një emisonit të ri i krijuar për Snapchat, emision i krijuar për takime.

Ky emision quhet “Hungry Hearts” thotë Rap Up.

“Hungry Hearts” është një seri e mediale e krijuar specifikisht për Snapchat.

Ky program i çiftimit do të organizojë dhe tregoj takimet para se çiftet ta parashikojnë fatin e tyre.

Action Bronson pritet të shfaqet në këtë emision për 8 episode me radhë deri në fund të këtij viti, dhe emisioni madje ka marrë emrin “Hungry Hearts with Action Bronson”./Insajderi.com