Rikthehet në shitjet Galaxy Note 7

Kompania ka treguar se Galaxy Note 7, do të rikthehet në shitje, pasi që u padit për eksplodimin e tij në xhep.

Rikthehet në shitjet Galaxy Note 7

Rreth 1 për qind e pajisjeve kanë marrë flakë dhe kjo e ka shtyrë kompaninë koreane të zëvendësojë 2.5 milionë njësitë e shitura.

Edhe pse ishte përfolur se Note 7 do të vazhdojë të shitet prej tetorit, raportet e reja bëjnë të ditur se pajisja e fundit e Samsung do të kthehet në raftet e shitoreve në fund të shtatorit.

Se kur saktësisht do të rikthehet Note 7 në shitje varet prej tregut në të cilin ndodheni.

Mirëpo, telefoni do të rifillojë të shitet në tregun fillestar, atë të Koresë Jugore, më 28 shtator./Insajderi.com