Rikthehet moda e flokëve të gjata te meshkujt

28.01.2016 12:16
Rikthehet moda e flokëve të gjata te meshkujt

Pas një kohe të gjatë të dominimit të stileve të shkurtra të flokëve të meshkujt, si duket në një të ardhme të afërt stili me flokë të gjatë po kthehet edhe njëherë në modë

Përderisa deri më tash gjithkush është përpjekur që ta ketë një stil të vetin të flokëve të shkurtra te meshkujt, pritet që së shpejti të kthehen stilet me flokë të gjata, raporton businessinsider.

moda1

Kështu të paktën presin edhe frizerët më të famshëm nëpër rrugët e kryeqyteteve të ndryshme.

“Meshkujt po u kthehen dukjeve natyrale”, ka thënë një berber nga Nju Jorku.

Ndërkaq, një gjë e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt, teksa kohëve të fundit shumë meshkuj kanë filluar të kërkojnë nga berberët e tyre një gjë të tillë, raporton Insajderi

moda2

Por, sipas ekspertëve të kësaj fushe, një gjë e tillë do të sillte shumë kontradikta sepse në kohën kur po jetojmë është pothuajse e pamundur mospërdorimi i kremave dhe ilaçeve të ndryshme për flokë.

Sipas tyre, nëse meshkujt dëshirojnë flokë të gjata, atëherë duhet të kujdesen për to, t’i lajnë më shpesh dhe t’i rrallojnë ato së paku njëherë në muaj./ Insajderi

moda3