Rikthehet Marco Reus

Rikthehet Marco Reus

Marco Reus i rikthehet fushës së blertë. Sulmuesi i skuadrës së Borussia Dortmund ka lënë pas dëmtimin e pësuar në muajin Mars, në takimin kundër Bayern Leverkusent.

Lajmi e konfirmon vet trajneri i verdhezinjve Tomas Tuchel, i cili ka deklaruar se Reus do të jetë i gatshëm për takimin e fundjavës kundër Eintracht Frankfurt.

“Reus i është rikthyer stërvitjes së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Tashmë ai është rikuperuar plotësisht dhe në takimin kundër Eintracht Frankfurt do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Nëse do të jetë apo jo titullar, këtë gjë ende nuk e kam vendosur.”

Borussia Dortmund numëron 34 takime  ne kampionat pa pësuar asnjë humbje brënda në stadiumin e tyre “Signal Iduna Park.

Verdhezinjtë do të kërkojnë me cdo kusht fitoren përballë Eintracht Frankfurt, në mënyrë që të sigurojnë vendin e tretë në kampionat, cka do ti garantonte atyre kualifimin drejtepërdrejtë për në sezonin e ardhshëm të Champions League.