Rikthehet “John Wick”

Rikthehet “John Wick”

Interpretoi një ish-vrasës me pagesë në filmin e suksesshëm të vitit 2014 me titull “John Wick” dhe Keanu Reeves rikthehet sërish për pjesën e dytë të filmit aksion.

Në “John Wick: Chapter 2”, të këqinjtë nuk do e lënë personazhin kryesor të filmit që të shijojë i qetë “pensionin”.

Në “trailer”-in e publikuar të hënën, 52-vjeçari shihet duke lënë pas vetes shkatërrim dhe viktima. Ngjarjet e filmit të dytë zhvillohen në Romë, aty ku John Wick do të përballet me disa nga vrasësit më të rrezikshëm në botë.