Balotelli shënon dy gola në debutim [video]

11.09.2016 21:13

Mario Balotelli e ka nisur me dy gola aventurën e tij të re në Francë, te skuadra e Nice.

Balotelli shënon dy gola në debutim [video]

Sulmuesi italian në debutimin e tij në kampionatin francez, arriti të shënojë vetëm pas 7 minutash lojë. Ai finalizoi në gol një penallti të skuadrës së tij.

Golin e dytë, ish-anëtari i Cityt e shënoi në minutën e 77′ pas një goditje me kokë.

Balotelli është huazuar tek skuadra franceze nga Liverpool, e cila mban edhe më tutje kartonin e futbollistit. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x4qozei_mario-balotelli-first-goal-hd-nice-1-0-marseille-11-09-2016-hd_sport