Rikthehet Azemi pasi i shpëtoi vdekjes, shënon Grezda

16.09.2016 21:38

Futbollisti i kombëtares shqiptare U-21, Eros Grezda ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij Lokomotiva Zagreb ndaj Cibalia 4-0. Dita e premte ka qenë edhe dita e rikthimit në fushën e blertë me skuadrën e Greuther Furthit edhe për sulmuesin e Kosovës, Ilir Azemi.

Rikthehet Azemi pasi i shpëtoi vdekjes, shënon Grezda

Gjakovari Eros Grezda shënoi në minutën e 76-të të takimit, vetëm dy minuta pas inkuadrimit në fushën e lojës ndaj Cibalias, raporton Insajderi.

Ndërkohë në Bundesligën e dytë gjermane ka pasur një derbi mes dy futbollistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova, Ilir Azemi dhe Valdet Rama. Ekipi i mitrovicasit Rama, Wuzburger Kikers, ka triumfuar 0-3 në transfertë ndaj Greuther Furthit.

Të dy futbollistët u aktivizuan në fushë në pjesën e dytë, përkatësisht Rama në të 77-n dhe Azemi në të 79-n.

Ky mund të cilësohej si një duel të rikthyerish për të dy, pasi prej kohësh nuk e preknin fushën e blertë. Rama për shkak dëmtimi, ndërsa Azemi për shkak të një aksidenti të rëndë automobilistik që pësoi para një viti ku mori dëmtime të mëdha fizike dhe i shpëtoi për mrekulli vdekjes.

Ndërkohë shqiptari tjetër i Greuther Furthit, mesfushori Jurgen Gjasula, nuk ishte grumbulluar fare për këtë takim. /Insajderi.com