Rikthehet armëpushimi në Alepo, pritet evakuimi i 50 mijë civilëve

Rikthehet armëpushimi në Alepo, pritet evakuimi i 50 mijë civilëve

Rebelët e opozitës siriane kanë njoftuar se marrëveshja e armëpushimit me forcat qeveritare në Aleppon lindor sërish është në fuqi.

Përfaqësuesit e rebelëve thanë se marrëveshja do të fillojë të zbatohet nga nesër në mëngjes, raporton AP.

Sipas zëdhënësit të një grupi rebel, Ahrar Sham Ahmed Karazhija, grupi i parë i të plagosurve dhe civilë, do të fillojë të largohet nesër në mëngjes.

Marrëveshjen për armëpushim në Aleppo, për evakuimin e civilëve dhe rebelëve, e kanë arritur Rusia dhe Turqia.

Ndryshe, që nga hyrja e ushtrisë qeveritare në Aleppo aty po kryhen vrasje masive, ndërsa nga pamjet filmike duket që qyteti është rrënuar i tëri.

Gjatë ditës së mërkurë një armëpushim i tillë ishte anuluar duke rrezikuar kështu 50 mijë civil.

Armëpushimi kishte për qëllim evakuimin e rebelëve dhe civilëve, por pasditen e së mërkurës kjo është prishur, raporton CNN.

Ministri i jashtëm dhe presidenti turk, kanë akuzuar regjimin sirian dhe “disa forca” për ndërprerjen e armëpushimit, në ndërkohë që bombardime të egra kanë nisur në disa lagje.

Regjimi sirian ka hyrë në Alepo për të marrë kontrollin që nga 27 nëntori dhe deri më tani e ka shumicën e territorit nën kontroll.

“Turqia nuk do të largohet nga njerëzit e vetmuar në Alepo”, citohet të ketë thënë Ergodan sipas Agjencisë së lajmeve “Anadolu”.

Në ndërkohë aktivistë për të drejtat e njeriut në Alepo i kanë thënë CNN-it se granatime të rënda kanë rifilluar në zonat e mbetura nën kontrollin e rebeleve./Insajderi.com

Pritën tërë natën zgjuar të evakuohen, por autobusët nuk erdhën kurrë