Rikthehet alarmi me tingull në Prishtinë

Rikthehet alarmi me tingull në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sot do të bëjë testimin e alarmit në kryeqytet. Sipas njoftimit për media  testimi i radhës i sistemit të alarmimit do të realizohet me zë dhe jo në heshtje, ashtu sic ka ndodhur në javët e fundit.

Kësaj radhe shenja e testimit do të jetë tingull i njëtrajtëshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.

Testimi I alarmit do të bëhet në orën 12:00.