Rikthehen torturat për kosovarët – pritje deri në tri orë

Rikthehen torturat për kosovarët – pritje deri në tri orë

Dëshira e shumë kosovarëve për t’i vizituar të afërmit e tyre në Kosovë i ka bërë ata t’i rikthehen edhe një herë torturave në kufi mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Insajderi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja në Merdare për të hyrë në Kosovë është nga 2 orë e 30 deri në 3 orë. Ndërkaq për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në 1 orë e 20 minuta.

“Kufiri #Merdarë: pritja është 2 orë e 30 minuta deri 3 orë për të hyrë në #Kosovë dhe 50 minuta deri 1 orë e 20 minuta për të dalur”, thuhet në njoftim.

https://twitter.com/MPBQKMK/status/1019635495003926528/photo/1