Rikthehen sulmet kibernetike: Këto janë kompanitë e mëdha që u janë bllokuar kompjuterët

Rikthehen sulmet kibernetike: Këto janë kompanitë e mëdha që u janë bllokuar kompjuterët

Evropa është atakuar përsëri nga një virus i cili bllokon kompjuterët deri sa një shumë e caktuar e parave është e paguar. Midis kompanive më të goditura është agjencia e reklamave WPP me bazë në Londër.

Qeveria e Ukrainës dhe kompanitë ruse të naftës kanë lajmëruar gjithashtu se janë prekur nga ky sulm , njofton Daily Mail.

WPP, agjencia më e madhe e reklamave në botë, ishte e para në Britaninë e Madhe e cila raportoi probleme në kompjuterët e stafit të cilë u detyruan të fikin kompjuterët e tyre dhe  të mos përdorin WiFi.

Qeveria ukrainase ka raportuar se Shpërndarësi Shtetëror i Energjisë dhe Aeroporti kryesor i Kievit, kanë qenë ndër të parët që kanë raportuar sulmet, ndërsa sulme kibernetike kanë raportuar edhe dyqanet dhe bankat ukrainase që thonë se ATM-të e tyre kanë pasur probleme.

Kompania e naftës “Rosneft” në Rusi, gjiganti i anijeve daneze “A.P. Moller-Maersk” dhe kompania ligjore “Global DLA Piper”, kanë konfirmuar problemet me kompjuterët e tyre.

Teksti i kuq paralajmëron se skedarët në kompjuter janë të koduar dhe do të lëshohen vetëm nëse bëhet pagesa prej £ 300, në Bitcoin – valutë anonime online.

Rozenko Pavlo, zëvendëskryeministri i Ukrainës bëri publik një imazh të kompjuterit të tij të bllokuar, duke thënë se të gjithë kompjuterët e qeverisë kishin rënë viktimë e virusit.

Ekspertët nuk mund të thonë përfundimisht se nga erdhi sulmi, mirëpo disa informacione të fshehura  treguan kodin për përfshirjen e Koresë së Veriut.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë fajësoi grupin “Lazarus”, një bandë e hakerëve e punësuar nga Kim Jong./Insajderi.com