Rikthehen “Power Rangers”

Rikthehen “Power Rangers”

“Power Rangers”-at janë rikthyer në ekranin e madh. Seria e re e filmit me robotë pati premierën botërore të mërkurën në Los Angeles. Subjekti vërtitet rreth 5 personazheve krejt të ndryshëm nga njeri-tjetri, të cilët shndërrohen në heronj të veshur me kostume shumëngjyrëshe.

Aktorja Beki G., që interpreton “Ranger”-in e verdhë, thotë se pavarësisht se historia origjinale datonte shumë kohë më parë, filmi i fundit mund të konsiderohej si diçka plotësisht e re.

“’Power Rangers’ është krijuar shumë kohë më parë, por ajo që dua të them është se, ne nuk jemi këtu për të zëvendësuar askënd. Edhe pse emrat tingëllojnë familjarë, është hera e parë që ju do të njihni personazhet tanë dhe historitë e tyre”.

Misioni i “Rangers”-ave në film është të mundin “të keqen” Rita Repulsa, e interpretuar nga Elizabet Banks. Prodhuesi i petullave Krispy Kreme ka një rol kyç në film. “Power Rangers” do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane nga 24 marsi.