Parlamenti Evropian rikonfirmon kushtin për liberalizimin e vizave

05.09.2016 19:10

Parlamenti Evropian ka dalë me një kumtesë zyrtare rreth një orë pasi komiteti LIBE i Parlamentit Evropian nuk i ka dhënë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave të Parlamentit me Këshillin e BE-së për vendimin formal për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Parlamenti Evropian rikonfirmon kushtin për liberalizimin e vizave

komunikatën zyrtare të Parlamentit Evropian thuhet se Kosova nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave.

“Njëra nga 95 kriteret që Kosova duhet të përmbush për të sigurojë heqjen e vizave, është ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e zi, proces që është ende në pritje”, thuhet në kumtesën e PE, raporton Insajderi.

Ndërkohë që raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën është një sinjal i fuqishëm për kosovarët në mënyrë që të mos I humbin aspiratat evropiane, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, PE bën se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk do të ndikojë në 5 vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. /Insajderi.com