“Rikalo po fshehë dicka” – Zemaj paralajmëron fakte të reja

“Rikalo po fshehë dicka” – Zemaj paralajmëron fakte të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar edhe njëherë çështjen e ministrit të Bujqësisë i cili po akuzohet se ka torturuar banorët në kryeqytet.

Zemaj ka thënë se në lidhje më çështje banorët kishin filluar ta hulumtojnë në Facebook, por llogaria e vëllait të Rikalos është mbyllur.

“Banorët kanë filluar të hulumtojnë por disa ditë më parë është mbyll llogaria në Facebook , kjo tregon se ata po fshehin diçka”, ka thënë Zemaj për Klan Kosovën.

I pyetur rreth deklarimit të Rikalos i cili tha se Zemaj ka gënjyer se në foto gjendet vëllai i Riaklos.

“Absolutisht unë po gënjen, por ma kanë dërguar banorët atë fotografi. Ka ende fakte të tjera, të individëve që janë rrah e janë maltretuar dhe tashmë këto fakte janë në prokurori”, ka thënë Zemaj.

Intervistohen dëshmitarë të lagjes Dardania për rastin Rikallo