Rihanna e bënë të famshme Era Istrefin

Rihanna e bënë të famshme Era Istrefin

Videoja e këngës “BonBon” e Era Istrefit e publikuar me 30 dhjetor, deri një ditë më parë ka pasur jo më shumë se 500 mijë shikime, por numrat filluan të rriten në mënyrë rekorde kur Era u  bë pjesë  një video në Instagram.

Pa kaluar as 48 orë që kur një djalosh i dhënë pas kurioziteteve në internet, postoi në Instagram një video disa sekondëshe të  Erës, duke e titulluar “Nëse Rihannna dhe Sia do të kishin një vajzë” e që shpërtheu në rrjete sociale.

Tash videoja “bonbon” ka afro 12 milionë shikime dhe mbi 100 mijë pëlqime. Vetëm 3 mijë veta nuk e pëlqejnë këtë video.

eraballine

Shumicën e pëlqimeve dhe miliona shikimet, Era i ka nga audienca jo shqiptare.

Afro 8 mijë komente janë bërë tashmë tek videoja dhe shumica e tyre janë në gjuhën angleze, e që tregojnë se kanë përfunduar duke e dëgjuar “BonBon” pasi e kanë parë në rrjete sociale si “çika e Rihannes”.

erabrenda1

Por ajo çfarë vihet në pah është se shumica e komenteve janë pozitive për Era Istrefin e cila duhet t’i falënderohet djaloshit në Instagram dhe famës së Rihannës.

erabrenda2