Rifillon ndërtimi i xhamisë në Veternik, banorët kundërshtojnë

Rifillon ndërtimi i xhamisë në Veternik, banorët kundërshtojnë

Një xhami e nisur vite më parë në Lagjen Kalabria, por që u ndalë për shkak të reagimeve të komunitetit atje, ka filluar përsëri të ndërtohet. Banorët thonë se një objekt i tillë nuk parashihet me plan rregullativ.

Ndonëse thuhet se nuk ka një planifikim hapësinor në atë pjesë për një objekt fetar, nuk dihet se kush qëndron prapa një ndërtimi të tillë. Banorët akuzat ia drejtojnë Komunës së Prishtinës sikurse edhe Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.

Një banor i asaj lagje, Naim Muja, duke shprehur shqetësimin e tij për ndërtimin e këtij objekti i cili ka rifilluar pavarësisht se i njëjti ishte ndaluar kohë më parë, kërkon të dijë se përse Komuna dhe Ministria e Ambientit e kanë shkelur ligjin duke lejuar vazhdimin e punimeve aty.

Këto të dyja institucione vite më parë e kishin ndaluar që të vazhdohen punimet, por pas disa vitesh aktualisht punimet në këtë objekt fetar kanë rifilluar sërish.

“Në planin rregullativ që është miratuar në vitin 2013 nuk parashihet kult fetar por vetëm shtëpi private.Komuna e ka nxjerr një plan rregullativ i cili nuk ekziston e atje, e ala nuk u dal koeficienti që është ndërtuar  e as nuk është e miratuar ai objekt. Le ta gjejnë në plan të komunës ose në plan të ministrisë që është paraparë për t’u ndërtuar një kult aty, unë i kam krejt faktet ne letër. Po më intereson pse Komuna edhe Ministria e ka shkel ligjin”, u shpreh Naim Muja për Express.

Banorët e asaj lagje thonë se komuniteti nuk ka dhënë miratim për ndërtimin e një kulti fetar, duke thënë se më shumë kanë nevojë për shkolla e çerdhe sesa për objekte të tilla.

Ky objekt, thuhet se nuk ka kurrfarë forme ligjore për t’u ndërtuar aty.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 tetor të këtij viti mori vendim për ta rikthyer në shqyrtim në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor çështjen e ndërtimit të e xhamisë në lagjen Kalabria të Prishtinës. Ky vendim i Gjykatës u mor pas ankesës së Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton gazetaexpress.

Por ndërtimin e këtij objekti fetar vazhdojnë ta kundërshtojnë banorët e kësaj lagjeje