Richard Gere përgjatë vizitës në kampin e refugjatëve të Kosovës në Maqedoni

Richard Gere përgjatë vizitës në kampin e refugjatëve të Kosovës në Maqedoni

Dëbimi i shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, mbi pikat e ushtrisë serbe pat bërë bujë në të gjitha mediet botërore.

Ngritja e kampeve të refugjatëve në vijat kufitare me Kosovën ishin bërë edhe pikë referuese edhe për të famshmit, shkruan KultPlus.

Një nga të famshmit që ka vizituar refugjatët e Kosovës ishte edhe aktori me famë botërore ,Richard Gere, i cili kishte ardhur ti japë kurajë këtyre familjeve të shumta me gra e fëmijë.

Në fotografitë që kishin pushtuar botën në prill të vitit 1999, shihet gëzimi i refugjatëve, të cilët po dëgjonin me vëmendje këtë aktor të famshëm.