Ribery kritikon ashpër Guardiolën

Ribery kritikon ashpër Guardiolën

Mesfushori i Bayernit  Franck Ribery ka kritikuar ashpër ish-trajnerin e tij Pep Guardiolën duke i thënë se “S’mund të gabosh në Champions”.

Arsyeja kryesore e kritikave të francezit është gjysmëfinalja e parë e Champions League me Atletico Madridin. Sipas tij, Pep nuk duhej të rrezikonte aq shumë duke mos aktivizuar gjithë lojtarët më të mirë.

“Nuk mund të bësh gabime në një gjysmëfinale të Champions League. Kur ke emra të mëdhenj, duhet t’i kesh të gjithë në fushë”, – u shpreh francezi për ndeshjen e luajtur në Madrid, ku kishin humbur 1-0.

Ribery u referohet dy mungesave kryesore, Jerome Boateng dhe Thomas Müller të cilët ishin lënë jashtë fushës në ndeshjen që e kishin zhvilluar me Atletico Madridin.

Sipas asaj që dëshiron të theksojë Ribery drejtpërdrejt apo jo është se gjatë tre viteve nën drejtimin e 45-vjeçarit ai kurrë nuk u bë shok me të.

Pas largimit të Guardiolës, mesfushori tha për gazetën “Kicker” se, “më në fund kam rifituar besim. Ndihem i lirë dhe plotësisht i motivuar.”

Ribery i doli në krah menjëherë italianit Carlo Ancelotti, i cili ka rreth dy javë që stërvit bavarezët.

“Nëse dëshiron të fitosh një titull të rëndësishëm si Champions League, të duhet një trajner i cili të jep një ndjesi të mirë. Të gjithë lojtarët kanë nevojë për një marrëdhënie të mirë me trajnerin” u shpreh Ribery për mediat franceze. /Telesport.al