Rezultati i përgjithshëm 7 me 0, por trajneri i Shkëndijës i kënaqur me lojën

Rezultati i përgjithshëm 7 me 0, por trajneri i Shkëndijës i kënaqur me lojën

Qatip Osmani është i kënaqur me ndeshjen ndaj Milanit, pavarësisht humbjes 1:0

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani tha se humbja e sotme 1:0 ndaj Milanit ishte për arsye të gabimit në mbrojtje.

Por, ai është shumë i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij në këtë takim.

“Goli erdhi pas një gabimi në mbrojtjen tonë, por në përgjithësi jam shumë i kënaqur me lojën. Tani do të koncentrohemi në kampionat”, tha Osmani për Supersport.

Shkëndija kishte humbur me rezultat 6 me 0 në ‘San Siro’ ku edhe pas asaj ndeshje Osmani kishte fajësuar mbrojtjen.