Artikull i sponsorizuar

Rezidenca Gjermane me banesa të reja të mrekullueshme në Prishtinë

Rezidenca Gjermane me banesa të reja të mrekullueshme në Prishtinë

Në fund të rrugës Enver Maloku në lagjen Mati 1 në Prishtinë, në një ambient të pastër, të gjelbërt dhe shumë të qetë, janë të vendosura banesat gjermane. Të ndërtuara në stilin gjerman dhe me cilësi të lartë të izolimit dhe materialeve nën mbikëqyrje të ekspertëve gjerman, banesat e reja të Rezidencës Gjermane tani më janë të gatshme për t’u blerë nga të interesuar të ndryshëm.

‘Ne kemi promovuar një stil tjetër të të jetuarit në Prishtinë. Jemi kujdesur që e gjithë faza e ndërtimit dhe e planifikimit të jetë e bazuar në kritere gjermane të ndërtimit, duke siguruar kështu kualitet si dhe planifikim të mirëfilltë të hapësirave dhe të banimit.’, thekson Dr. Kushtrim Shala, njëri nga investitorët në Rezidencën Gjermane.

Bashkë-investimi i Dr. Kushtrim Shala dhe z. Christian Hammeke nga Gjermania, ka bërë që qytetarë të Prishtinës tani të mund të kenë vendbanimin e tyre ideal të ndërtuar me kritere evropiane në qytetin e Prishtinës, duke filluar nga vetëm 777 euro për metër katror.

Ndërtime të tilla, si ai i Rezidencës Gjermane, vlerësohen si ndërtime të mençura, ekologjike dhe të avancuara në kursimin e energjisë elektrike dhe me kosto minimale të shpenzimeve mujore. Kjo ndihmon edhe në gjendjen e energjisë elektrike në vend, marrë parasysh mungesën e saj në Kosovë.