“Isa Mustafa është komunisti i fundit në Jugosllavi që ka ende pushtet”

“Isa Mustafa është komunisti i fundit në Jugosllavi që ka ende pushtet”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Isa Mustafa është i vetmi funksionar në ish-Jugosllavi që ende është në pushtet.

Në një intervistë me TV Dukagjinin, deputeti i VV-së e ka vlerësuar si fat të keq për Kosovën që ka në krye të vendit një politikan si Mustafa, njofton Insajderi.

Ndërsa, teksa ka folur për presidentin e vendit Hashim Thaçin, Selimi ka thënë se ai e ka pasur mundësinë t’i bëjë shumë të mira Kosovës, porse e ka bëra të kundërtën. Mu për këto ai thekson se historia nuk do ta njohë Thaçin për lavdi. /Insajderi.com