Rexhep Kadriu: Asnjë familje e dëshmorëve nuk do të mbetet pa shtëpi

Rexhep Kadriu: Asnjë familje e dëshmorëve nuk do të mbetet pa shtëpi

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, shtroi darkë për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së.

Ish komandanti i Zonës Operative të Karadakut, njëherit shef i Grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi tha se ndjehet i nderuar që sot ndodhet në mesin e atyre që dhan shumë për Kosovën. “Nuk është punua mirë për ju, kemi pa shumë mangësi të shtetit në raport me këto kategori, porse kjo do të ndryshoi, sepse kemi një kryeministër që buron nga lufta, dhe pas 22 tetorit do ta kemi një kryetar i cili ka dëshmua se punon për të gjithë, e veqanarisht për kategori të ndjeshme të shoqërisë. Pra, Rexhep Kadriu ka bë një plan qeverisës i cili ka me ia ndryshua imazhin Gjilanit”, tha Isufi.

Ndërsa, kandidati i AAK-së për kryetar të Gjilanit tha se iu kam ftua sot në këtë darkë me nderua vetën, sepse të jesh krah jush para së gjithash është nder. Nuk ua kërkoi votën, veç iu them se kjo gjendje e tanishme që kanë këto kategori, nuk do të vazhdoi pas 22 tetorit. Asnjë familje e dëshmorëve nuk do të mbetet pa shtëpi, dhe se nuk do të ndodh që invalid e veteranë të luftës, të ballafaqohen me mungesë ushqimi”, tha Kadriu.