Rexha: Kosova ka përparuar shumë në procesin e akreditimit

23.08.2017 08:50
Rexha: Kosova ka përparuar shumë në procesin e akreditimit

Kosova ka avancuar shumë në procesin e akreditimit që ka filluar vite me parë në arsimin e lartë. Një problem që është ende prezent është angazhimi i profesorëve nga Kosova dhe anasjelltas në vende të ndryshme dhe me shumë vende të punës, ka thënë Blerim Rexha, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Sipas ti tij procesi i Akreditimit ka filluar që tetë vite më parë në Kosovë. “Ky proces ka filluar edhe ën shuam vende të Evropës. Kosova ka bërë përparim në këtë segment”, tha ai sot në emisionin e mëngjesi në (RTK).

Sipas tij këtë vit janë suspenduar shumë programe të arsimit të lartë të institucioneve të ndryshme.  Ai ka thënë se të gjitha ata kandidatë që do të studiojnë ën arsimin e lartë mund t’i marrin të dhënat në Agjenci.

Ai bëri me dije se kërkohen tre doktorë të shkencave për të marrë akreditimin institucionet e arsimit të lartë. “Ka doktorë të shkencave nga Kosova që janë të punësuar jashtë Kosovës. Askush nuk mund t’i mbajë ka 4 vende të punës. Ka profesor që mbajnë vende të punës në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Është e pamundshme të mbajë 40 orë këtu e 40 orë në vende të jashtme”, tha Rexha.