“Revolucion” në Champions League, ndryshojnë oraret e ndeshjeve

“Revolucion” në Champions League, ndryshojnë oraret e ndeshjeve

Do të ndryshojë orari i ndeshjeve të Champions League, veprimtaria më e rëndësishme në nivel klubesh në të gjithë planetin.

Faktikisht, ky do të jetë edicioni i fundit kur të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në 20:45, njofton Telesport.

Duke nisur nga sezoni 2018/19 dhe në sezonin 2019/20, pas kërkesës së kompanive që kanë blerë të drejtën televizive, UEFA vendosi që ndeshjet e grupeve do të zhvillohen sërish të martën dhe të mërkurën, por katër nga tetë ndeshje që janë çdo ditë do të luhen në orën 17:00 dhe katërt të tjera në 21:00.

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm: lamtumirë 20:45, orari klasik kur dëgjohej himni i Champions League

Real Madrid është fituesi i dy edicioneve të fundit të Champions League dhe rekordmeni me 12 trofe, pesë më shumë se Milan i vendit të dytë.

Finalja e Champions League është veprimtaria më e ndjekur e planetit në TV. Në edicionin 2012-13 kjo ndeshje vuri rekordin e të gjitha kohërave me 360 milionë shikues në të gjithë planetin./Insajderi.com