Reuters: Targat prej letrës zemërojnë vozitësit kosovarë

Vozitësit kosovar janë në situatë të vështirë pas një vendimi administrativ të nxjerrë nga qeveria e vendit, që thotë se targat e licencuara të zëvendësoheshin me targa prej letre që janë kryesisht të pavlefshme jashtë vendit, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Reuters: Targat prej letrës zemërojnë vozitësit kosovarë

Targat prej letrës, 10,000 mijë prej të cilave janë lëshuar për vozitës, janë të pranueshme vetëm në Kosovën e vogël, një vend me shumicë etnike shqiptare, e cila u nda nga Serbia në vitin 1999.

Siç shkruan sot Reuters, pengesat e tilla janë gjëja e fundit që një vend i varfër dhe i izoluar si Kosova i nevojiteshin 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës, derisa shumë prej tyre punojnë jashtë vendit dhe hasin në pengesa për të udhëtuar në botës.

“Unë është dashur të shkoja në Beograd që të aplikoja për një vizë indiane, por nuk ishte e mundur me makinën time”, thotë për Reuters Tefik Maliqi, një biznesmen 60-vjeçar nga Kosova.

Aktivistët fajësojnë praktikat korruptive të prokurimit publik për dështimin e sigurimit të targave metalike nga autoritetet kosovare. Ofertuesit në tenderin e dështuar për sigurimin e targave të reja të licencuara, u ankuan për një proces të parregullt të tenderit.

“Unë pagova 15 euro për këto targa letre dhe nuk mund të shkojë askund me këto. Dikush në qeveri duhet të japë dorëheqje për këtë”, tha Samir Fejziu, një 38-vjeçar nga Kosova.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, zhvillimi ekonomik i Kosovës ka qenë i ngadalshëm, me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore që kanë kritikuar korrupsionin për zhvillimin e ngadalshëm të saj. /Insajderi.com