Reuters raporton për sulmin ndaj gazetarit Olluri

Reuters raporton për sulmin ndaj gazetarit Olluri

Mbikëqyrësit ndërkombëtar kanë dënuar rrahjen e gazetarit kosovar të njohur për raportimet e tij mbi korrupsionin, duke e quajtur atë “një sulm kundër lirisë së mediave”, ka shkruar sot Agjencia e Lajmeve Reuters.

Parim Olluri, nga Portali i lajmeve “Insajderi”, i cili është bërë një nga mediat kryesore që raportojnë akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë të Kosovës, u rrah nga sulmues të panjohur të mërkurën pasi po shkonte në shtëpi me të fejuarën e tij.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), misioni i të cilit monitoron paqen dhe demokracinë në vend, ka thënë se “Gazetarët duhet të jenë të lirë të shprehin mendime të ndryshme pa frikë nga dhuna apo lëndimet fizike”, shkruan Reuters.

Po ashtu edhe Shoqata e gazetarëve të Kosovës ka bërë thirrje nga autoritetet për të gjetur sulmuesit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po ashtu ka shkruar në faqene  tij në Facebook, ai ka thënë se “Gazetarët nuk duhet të dekurajohen nga veprime të tilla kriminale. Përkundrazi”.

Sulmi erdhi disa ditë pasi Olluri shkroi një editorial duke akuzuar disa ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të konsideruar si heronj për rolin e tyre në luftë me forcat serbe gjatë viteve 1998-99.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pothuajse një dekadë pas sulmeve ajrore të NATO-s për të përzënë forcat serbe dhe për të ndaluar vrasjen dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.

Organizata për të drejtat e njeriut Freedom House sipas një raporti në vitin 2017 ka dal se mediat në Kosovë është “pjesërisht e lirë”. Kërcënimet ndaj gazetarëve janë rritur gjatë viteve të fundit.

Vitin e kaluar një granatë dore u hodh në shtëpinë e kreut të transmetuesit shtetëror të RTK-së dhe në oborrin e televizionit. /Insajderi.com