Reuters për “Dosjen e Shefave”: Aleati i presidentit nën hetime

Reuters për “Dosjen e Shefave”: Aleati i presidentit nën hetime

Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka raportuar për skandalin e përgjimeve të botuara në Gazetën Insajderi, “Dosja e Shefave”, duke shkruar se “një aleat i presidentit të Kosovës është nën hetime për dyshim të dhënies së vendeve të punës në institucione dhe kompani publike për njerëz në bazë të përkatësisë së tyre politike”.

Duke iu referuar Prokurorisë së shtetit, Reuters raporton se hetimi ndaj Adem Grabovcit, është i bazuar në provat e përgjimeve telefonike të bëra në vititn 2011 gjatë një operacioni anti-korrupsion nga ana e misionit të BE-së për drejtësi në Kosovë, Eulex.

“Eulex nuk kishte ngritur aktakuzë, por më vonë 1 mijë e 200 audio incizime kanë rrjedhur nga gazeta hulumtuese online Insajderi.com”, raporton Reuters.

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet kundër Adem Grabovcit dhe personave tjerë të përfshirë në përgjimet, Dosja e Shefave.

Grabovci po hetohet për vepra penale që lidhen me keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë viteve 2011-2012. Hetimi ka nisur 26 ditë pas nisjes së publikimit të përgjimeve nga Insajderi të Adem Grabovcit, me zyrtarët tjerë të lartë shtetëror e partiak, përfshirë presidentin Hashim Thaçi.

Reuters shkuan se Grabovci ka vepruar si kryetar i grupit parlamentar të PDK-së së udhëhequr atëherë nga Hashim Thaçi, që këtë vit u zgjodh president i vendit.

“Që nga vitit 2011 ai përdori pozitën e tij dhe autoritetin zyrtar për të siguruar pushtetin politik dhe ndikimin në vendimmarrje në agjencitë qeveritare të Kosovë dhe ndërmarrjeve publike”, citon Reuters, kryeprokurorin e shtetit.

Tutje sipas Reuters, Grabovci është duke u hetuar për dy akuza për punësim të personave në bazë të “përkatësisë së tyre politike”.

“Në biseda, Grabovci mund të dëgjohet duke i ofruar mbështetësve të partisë punë nëpër agjencitë e financuara nga shteti, në mësin e tyre edhe në rrjetin hekurudhor, ujor, energjetik, gjykata dhe universitete”, raporton Retuers.

Sipas Agjencisë së lajmeve, Qeveria e Kosovës mbetet punëdhënsi më i madh në Kosovë dhe se krimi e korrupsioni janë rrënjosur në shtetin e ri dhe se këto janë përmendur si pengesa kryesore për tërheqjen e investitorëve të huaj./Insajderi.com

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]