Reportazh për një masakër, pronari i “Uji Trebeshina” i mbylli në hotel punëtorët

Reportazh për një masakër, pronari i “Uji Trebeshina” i mbylli në hotel punëtorët

Dritare.net ka qenë në “Grykën e Këlcyrës” dhe nga informacionet e marra nga personat që kanë parë ҫdo ditë punimet aty, mësohet se gjatë gjithë muajt shtator aty është punuar në fshehtësi të plotë.

Për të mbajtur këto punime tërësisht të izoluara për publikun, Heri Lena ka punësuar 8 punëtorë nga Kukësi dhe Mamurrasi, të cilët kanë qëndruar për një muaj në njërin nga hotelet e Këlcyrës. Burimet thane per dritare.net, se punëtorët nuk lejoheshin të lëviznin nga hoteli, përveҫ kur shkonin në punë.

Dritare.net disponon faturën tatimore që i detyrohet pronarit të hotelit , Hari Lena, i cili sipas informacioneve tona , prej ditësh është zhdukur , pa paguar faturën prej 55.000 lekësh të reja. Nga ana tjetër pasi kishin avancuar me punimet prej një muaji, drejt Grykës së Këlcyrës, kanë shkuar materialet e ndërtimit, hekura, beton, dërrasa, dhe tuba, të cilët kanë nisur duke i vënë në punë.

Nga moment që materialet kanë shkuar në vendngjarje, për 3 ditë me radhë punimet kanë vazhduar dhe është hedhur baza e urës që pretendohej të ndërtohej nga Lena. Pasi lajmi është bërë publik, Bashkia Këlcyrë së bashku me Policinë janë detyruar të shkojnë menjëherë në vendngjarje.

Sipas informacioneve të dritare.net, sapo policia ka shkuar në vend, punëtorët të trembur, janë arratisur menjëherë, madje mësohet se disa nga ata, për t’i shpëtuar një

Projekti

Dritare.net ka mundur të mësojë planin që ka Hari Lena në lidhje me burimin e ujërave të Vjosës. Aty pretendohet që të ndërtohet një depozitë e madhe, dhe më pas me anë të një ure e cila kalon përmes Vjosës, uji te shkoje në fabrikën “Trebeshina” që ndodhet përballë këtij burimi uji. Bashkia Në një prononcim për mediat, kryetari i Bashkisë Këlcyrë Klement Ndoni ka thënë: “I është lënë detyrë Policisë së Rendit që të gjejë se kush janë personat që po bëjnë këto punime”, është shprehur Ndoni. Por në të njëjtën intervistë, Ndoni ka thënë: ‘’Tek ne nuk është paraqitur asnjë njeri, Policia ka ardhur te ne që të marrë mendimin në lidhje me punimet.”

Kryetari nuk ka folur per dritare.net, pasi kete te shtune ishte në mbledhjen e Asamblesë. Dritare.net ka kontaktuar me zyrtarë të lartë të Bashkisë Këlcyrë të cilët shprehen se, nuk është e vërtetë , siҫ kanë dëgjuar, që zoti Lena ka paraqitur një kërkesë në Bashki për të zhvilluar punimet në atë zonë, por sipas tyre edhe nëse do të ishte depozituar një kërkesë e tillë, Bashkia nuk mund të ndërmarrë asnjë hap, pasi zona e Vjosës nuk është në kompetencë të Bashkisë Këlcyrës.

Zyrtarë të Bashkisë kanë treguar për dritare.net, se Harri Lena është një person që vazhdimisht ka pasur probleme në lidhje me zbatimin e ligjit, ata përmendin milionat e lekëve që ai ka borxh në Bashkinë e Kelcyres duke iu shmangur gjithmonë taksave.

Banorët

Në Këlcyrë të gjithë asin me zemërim për shkatërrimin e Lumit të Vjosës. Një zonjë e cila punonte në një restorant tregon për dritare.net, se si pranë restorantit ku ajo punonte kanë kaluar ҫdo natë punëtorët dhe punimet janë kryer kryesisht natën, derisa materialet e ndërtimit janë sjellë një mëngjes në mes të shtatorit, dhe arsyeja se përse materialet janë sjellë ditën, është për shkak të terrenit të thyer, gjë e cila është shumë në rrezik natën.

“Ai ka lluar duke gërryer gjithë malin, tanimë po ndërton edhe ura prej betoni dhe askush nuk merret me të. Nëse një banor hedh vetëm një tullë në shtëpi, futet në burg, por Hari Lenën askush nuk e fut në burg”,-shprehet taksisti i cili na dërgoi deri tek gryka e Këlcyrës