Reperi shqiptar krenohet me vajzën ruse që bëri tatuazh emrin e tij

Reperi shqiptar krenohet me vajzën ruse që bëri tatuazh emrin e tij

Këngëtarët shqiptarë gjithnjë e më tepër po pëlqehen dhe po krijojnë fansa në shtetet e tjera të botës.

Një rast i tillë është edhe me reperin ferizajas, Getinjo, i cili duket se po pëlqehet edhe në shtetin rus, aty ku po mbahet edhe kampionati botëror në futboll. Në fakt, një fanse e flakët ruse e këngëtarët ka shkuar aq larg, sa që ka shkruar emrin e reperit prapa qafës.

View this post on Instagram

#lovely

A post shared by P O L I T O R I Y A (@vipllinplatinum) on

Natyrisht, Getinjo e ka publikuar një video të këtij momenti të veçantë në llogarinë personale në Instagram duke treguar se bëhet fjalë për fansen me emrin Politoriya.

“Zëri na ka shkuar deri në Moskë. Respekt. Shumë dashuri”, ka shkruar Getinjo në Instagram.

Duket se fansja është e dhënë pas shqiptarëve pasi që në llogaritë e rrjeteve sociale ka imazhe me simbole shqiptare.

Ndryshe, Getinjo ka sjell kohë më parë këngën “Ma shumë” në bashkëpunim Çartanin, e cila deri më tani është shikuar mbi 1 milion herë në YouTube.