Reperi i njohur amerikan koment Roza Latit në Instagram [foto]

Reperi i njohur amerikan koment Roza Latit në Instagram [foto]

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Roza Lati, po del të jetë mjaft aktive si me punën e saj në Radio ashtu edhe me postime në rrjete sociale.

Së fundmi ajo realizoi edhe një set fotografik të cilin pak e nga pak po e shpalos për publikun.

E këto fotografi falë rrjeteve sociale arritën edhe deri tek reperi i njohur B Real nga grupi Cypress Hill i cili la edhe një koment në njërën prej këtyre fotove, shkruan Prive.

Roza e vërejti menjëherë komentin e reperit nga i cili duket se u nda e mahnitur teksa të njejtin e publikoi edhe në profilin e saj në Instagram.