Reperi amerikan thotë se e don Trumpin se e ka si vëlla

Reperi amerikan thotë se e don Trumpin se e ka si vëlla

Kanye West nuk është i interesuar se çfarë thonë të tjerët, dhe ka deklaruar se ai e do Presidentin Donald Trump.

Ndonëse e ka bërë të ditur se nuk pajtohet me të gjitha politikat e tij.

Kanye ka shfaqur përkrahjen ndaj Trump përmes një postimi në Tritter, pasi DJ Ebro kishte treguar se reperi ka pranuar se e do Trump-in.

“Nuk duhet të pajtoheni me Trump, mirëpo një grumbull njerëzish nuk mund të më shtyjë që të mos e dua. Të dy jemi dragonj energjetik. Ai është si vëllai im. I dua të gjithë. Nuk pajtohem me çdo gjë që bëjnë të tjerët”

Kanye gjithashtu ka shtuar se ka shumë dashuri për Hillary Clinton.