Rënia e futbollistit që vlerësohej 50 milionë euro – Avdijaj në bisedime me skuadrën gjermane

Rënia e futbollistit që vlerësohej 50 milionë euro – Avdijaj në bisedime me skuadrën gjermane

Nga klauzola prej 50 milionë eurove që i kishte vendosur Schalke 04, tek përfundimi në Bundesligën e dytë të Gjermanisë. Ky pritet të jetë fati i sulmuesit kontraverz kosovar, Donis Avdijaj.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës është në bisedime me skuadrën nga Bundesliga e dytë, Holsten Kiel, konfirmon uebsajti ekspert i transferimeve Transfermarkt.

Avdijaj, i cili ka kaluar nëpër të gjitha ekipet e grupmoshave të Schalke 04, e kishte të vendosur një klauzolë prej 50 milionë eurove nga skuadra gjermane – ai cilësohej si njëri nga talentët më të mëdhenj të futbollit gjerman.

Por, sjellja e tij jashtë fushave të lojës ka marrë më shumë vëmendje se sa rendimenti i tij brenda fushave të blerta. Para dy javësh ai u përjashtua nga trajneri Domenico Tedesco, pasi nuk shkoi në kohë me skuadrën për një ndeshje miqësore.

Tani, futbollisti kosovar mund të detyrohet të luajë në një divizion më të ulët të futbollit gjerman, nëse arrin marrëveshje me Holsten Kiel. /Insajderi.com