Rënia e dyshimtë e 12 vjeçares nga kati i dytë i banesave të uzurpuara

Rënia e dyshimtë e 12 vjeçares nga kati i dytë i banesave të uzurpuara

Një nga 130 familjet që sot janë përballur me largim nga banesat e uzurpuara në objektin e ndërmarrjes banesore, është përballur në mbrëmje edhe me një tragjedi. Një vajzë 12-vjecare ka rënë nga kati i dytë, por tash ajo është jashtë rrezikut për jetë.

Por ajo që mbetet ende e paqartë është nëse ajo ka rënë aksidentalisht apo ka qenë qëllim vetverasje.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Agron Burovci tash për tash nuk dihet nëse vajza, që raportohet të jetë 12-vjeçare, ka rënë nga kati i dytë me qëllim që të vetëvritet, apo ka rënë aksidentalisht, ka bërë të ditur Borovci.

Vajza e mitur, moshën e së cilës Policia nuk ka mundur ta konfirmojë, dyshohet të jetë me të meta mendore. Këtë e ka thënë edhe Borovci.

Sipas tij, kjo vajze e mitur ka banuar në objektin e banesave në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku policia sot ndërmori një aksion për lirimin e banesave të uzurpuara.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se vajza e mitur është hedhur nga kati i dytë i një banese, ndërkaq gjendja e saj është stabile./Insajderi.com