Renault në shënjestër të sulmeve kibernetike

Renault në shënjestër të sulmeve kibernetike

Prodhuesi francez i automjeteve Renault ishte shënjestër e një sulmi kibernetik, bëhet e ditur nga grupi Renault,.

“Kompania nga e premtja është goditur nga sulmet kibernetike. Janë ngritur veprimet e nevojshme kundër këtyre sulmeve”, deklaruan nga Renault.

Nuk janë dhënë informacione mbi dëmet e mundshme nga sulmet kibernetike.

Në sulmin ndërkombëtar kibernetik janë goditur qeveritë dhe organizatat private në SHBA, Australi, Portugali dhe Meksikë.

Në shënjestër të sulmeve ishin edhe kompanitë e mëdha spanjolle, në radhë të parë kompania kryesore e telefonisë Telefonica, kompania e energjisë elektrike Ibedrola, Gaz Natural dhe grupi bankar BBVA, raporton AA.

Po ashtu edhe në Britani të Madhe janë regjistruar sulme, prandaj spitalet kanë anuluar një numër të operacioneve./Insajderi.com