Renault ndalon prodhimin në disa qytete

Renault ndalon prodhimin në disa qytete

Prodhuesi francez i veturave, Renault ka ndaluar prodhimin në disa vende të shtunën për të parandaluar shpërndarjen e sulmit global kibernetik, i cili ka paralizuar sistemin kompjuterik të tyre, kanë treguar nga kjo kompani.

“Masat parandaluese janë vënë në detyrë, duke përfshirë pezullimin e përkohshëm të aktivitetit industrial në disa zona”, kanë treguar nga kjo kompani, raporton Reuters.

Një gjykatë në Paris ka hapur hetimet për këtë sulm, ku përfshihet “Renault dhe viktimat e tjera të mundshme”, ka thënë një burim i Reuters brenda gjykatës.

Fabrika e Renault në Sandouville në veriperëndim të Francës është njëra nga fabrikat që ka ndaluar prodhimin, ndërsa nuk kanë treguar të gjitha vendet e prekura nga sulmi. /Insajderi.com