Renault dhe Nissan bashkëpunim me Microsoft për teknologjinë e makinave autonome

Renault dhe Nissan bashkëpunim me Microsoft për teknologjinë e makinave autonome

Aleanca e Renault me Nissan shpalli bashkëpunimin me gjigandin amerikan të teknologjisë Microsoft në përpjekje për të zhvilluesve shërbime bazuar në cloud për makinat.

Kjo lëvizje vjen në vazhdën e planeve të grupit për të ndërtuar automjetet e para me sistem vetëdrejtimi brenda 2020-tës, shkruan Pcworld.al.

Shërbimet bazuar në Azure Cloud do të ofrojnë navigim të avancuar, mirëmbajtje dhe përditësime softueri. Renault dhe Nissan planifikojnë të hedhin në qarkullim më shumë se 10 makina autonome brenda 2020-tës.

Gjatë muajit Janar, aleanca punësoi ishte shefin ekzekutiv të Nokia, Ogi Redzic për të udhëhequr përpjekjet e grupit në këtë drejtim.

Në të njëjtën kohë aleanca tha javën e kaluar se do të blejë kompaninë franceze të zhvillimit Sylpheo. Listës së prodhuesve të automobilave të cilat invesojnë në firmat e softuerit dhe startupet teknologjike i janë bashkuar Toyota dhe General Motors. /Insajderi.com