Rektori Demaj telegram ngushëllimi për familjen e profesorit Cakolli

Gjatë ditës së sotme ka vdekur në fakultetin Teknik, profesori Heset Cakolli. Kjo, përveç familjarëve dhe studentëve, ka pikëlluar edhe vetë Universitetin e Prishtinës, stafi i të cilit ishte.

Rektori Demaj telegram ngushëllimi për familjen e profesorit Cakolli

Rektori i UP-së, Marjan Dema, ka shkruar një telegram ngushëllimi për profesorin Cakolli.

“Mbetem të trandur nga ndjenja e dhembjes dhe pikëllimit kur morëm vesh lajmin e ndarjes nga jeta të profesorit tonë të respektuar Prof. Dr. Heset Cakolli”, thuhet në telegramin e rektorit Dema.

‘Padyshim, Prof. Cakolli për neve si staf i UP-së ka paraqitur shembullin më të mirë e më të kompletuar të një intelektuali brilant, të një pedagogu të vërtetë dhe të një punëtori të palodhur. Ai i tillë do mbetet edhe për vitet në vazhdim dhe i tillë do përkujtohet nga plejadë e gjeneratave me të cilët bashkëpunoj”, thuhet më tej në letrën e rektorit.

Me këtë rast, Rektorati i Universitetit të Prishtinës, nesër në orën 10:00, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë, në shenjë nderimi për veprën e tij, ka paraparë mbledhje komemorative./Insajderi.com