Rekordi mbresëlënës i Zidane – një titull çdo 12 ndeshje

18.08.2017 12:19
Rekordi mbresëlënës i Zidane – një titull çdo 12 ndeshje

4 janar 2016, një datë kryesore për të kuptuar se çfarë është Real Madridi aktual. Deri në atë moment, grupi i bardhë kaloi një rrugë të pasigurt, pa një kurs të caktuar. Pas një shkundjeje të parakohshme kundër Cadiz, pa arritjen e rezultateve të pritura në kampionat, duke theksuar “dajakun” e marrë në “Santiago Bernabeu” (0-4) nga Barcelona, ditët e Rafa Benitez në detyrë dukeshin të numëruara.

3 janari i atij viti do të ishte ndeshja e fundit e trajnerit spanjoll në stol, pak muaj pas mbërritjes së tij. Atë ditë, Real Madridi barazoi në “Mestalla” (2-2) dhe durimi mbaroi.

Më pas erdhi në post Zinedine Zidane nga Castile. Ai erdhi si shpëtimtar i një skuadre që ishte e shtrembëruar, por me pasigurinë nëse ky vendim do të ishte i drejtë. Ky moment ka tashmë 19 muaj që ka kaluar dhe Zidane ka hyrë si trajner brenda historisë së klubit.

Që atëherë, Real Madridi ka luajtur 90 ndeshje, në të cilat të bardhët kanë fituar një total prej 7 titujsh: dy Champions, një titull i La Liga, dy Superkupa Europiane, një Botëror për Klubet dhe një Superkupë e Spanjës. Si lojtar i bardhë ai mori gjashtë trofe, një shifër që tashmë e ka tejkaluar në stol.

Që kur Zidane u bë trajner i Real Madridit, “Los Blancos” kanë garuar për nëntë tituj, duke fituar shtatë prej tyre. Në La Liga 2015-2016, francezi e mori përsipër ekipin në javën e 19-të deri në sfidën e fundit të atij sezoni, Kupa e Mbretit, pasi u eliminua në gjysmëfinale kundër Celta. Pikërisht, ky i fundit është titulli i vetëm që i mungon Zidanes si trajner.

Prandaj, mesatarja e Real Madridit që nga koha kur Zidane është në stol, është marrja e një titulli në çdo 12 ndeshje. Pra, të bardhët ngrenë një titull në çdo tre muaj, pasi francezi e mori këtë klub (saktësisht 2.7 muaj).

Që nga ardhja e tij, Real Madridi nuk ka ndalur të shkruajë faqe të artë në historinë e tij. Zidane është tashmë trajneri i tretë me më shumë tituj në historinë e klubit, krahasuar me Vicente del Bosque. Përpara francezit, i dyti, është Luis Moloëny.

Ky i fundit mori tetë tituj (pa Champions) në stolin e bardhë, diçka shumë e realizueshme për francezin sot. I pari në këtë listë, dukshëm, është Miguel Muñoz me 14 tituj. Një tjetër statistikë për t’u kujtuar janë lojërat e njëpasnjëshme pa humbur: deri në 40 ndeshje, nga të cilat 30 janë fitore dhe 10 barazime, duke qenë “brezi” më i mirë në historinë e klubit. Asnjë skuadër nuk e kishte fituar Ligën e Kampionëve në dy raste të njëpasnjëshme. Real Madridi e ka arritur tashmë (Milano 2016 dhe Cardiff 2017) me trajnerin francez.

Përveç kësaj, tashmë ka thesare (fitore) në stadiume të mëdha të kontinentit europian: “Camp Nou”, “Vicente Calderón”, “Allianz Arena”, “San Paolo”, Olimpik i Romës. Nga 90 ndeshje që ka luajtur, vetëm 7 prej tyre përfunduan në humbje.

Përveç kësaj, Zidane nuk e di se çfarë është humbja e një finaleje si trajner. Ai ka luajtur gjashtë të tilla në stolin madrilen dhe të gjitha i përfundoi me sukses: Champions 2016 dhe 2017, Superkupa e Europës 2016 dhe 2017, Superkupa e Spanjës 2017. La Liga-n 2016-2017 e pushtoi në ditën e fundit, në Malaga, shkruan telesport.

Në këtë mënyrë, trajneri Zinedine Zidane do të kërkojë të ndjekë këtë linjë të suksesshme me një ekip që padyshim është ndër më të mirët në historinë e klubit dhe që po e lë vulën e tij në botën e futbollit.