Reklamat në rrjetet sociale do të tejkalojnë ato në gazeta

Reklamat në rrjetet sociale do të tejkalojnë ato në gazeta

Shpenzimet publicitare botërore në rrjetet sociale do të kalojnë 29 miliardë dollarë për 2016, dhe vazhdon të rritet me një ritëm të shpejtë në vitet e ardhshme, aq sa do të kalojë të ardhurat e gazetave.

Ky është parashikimi i agjencisë publicitare Zenith Optimedia, sipas së cilës në 2019 reklamat në social do të arrijnë shifrën e 50.2 miliardë dollarë, pra, 1% më pak se 50.7 miliardët e mbledhura nga gazetat. Kalimi i kësaj shifre do të ndodh në vitin 2020.

Nëse të ardhurat e social do të rriten me një normë vjetore prej 20% deri në fund të dhjetëvjeçarit, nuk do të jetë më pak ajo e lidhur me videot online, për të cilat parashikohet një rritje vjetore prej 18%. Në 2019 filmimiet online do të lidhin 35.4 miliardë dollarë shpenzime publicitare globale, më shumë se 35 miliardë të mbledhura nga sektori radiofonik.

Kjo rritje, shpjegojnë analistët, i dedikohet përmirësimit të ekranit të smartphone dhe shpejtësisë së lidhjes së internetit, që i jep mundësi videove online që të jenë më të plotë se spotet televizive, por jo një zëvendësues. Në 2019, në fakt, të ardhurat e lidhura me videot online do të jetë pak më suhmë se 1/5 e atyre televizive.