Regjisorja e “Burrneshave”, këtë vit në Festivalin e Berlinales

Regjisorja e “Burrneshave”, këtë vit në Festivalin e Berlinales

Regjisorja e njohur italiane Laura Bispuri, regjisore e filmit “Burrnesha” dhe “Sworn Virgin” do të marrë pjesë në një prej festivaleve më të mirë në botë, Berlinale.

Bispuri do të jetë pjesë e Berlinale, në mesin e 35 projekteve tjera filmike, me filmin “Daughter of Mine”.

Nuk është asnjë film me produksion shqiptar në këtë kategori në Berlinale, ndërsa vërehet regjisori serb Vladimir Perisic me filmin “Lost Country”, shkruan KultPlus.

Bispuri ka realizuar edhe filmat “Biondina” dhe “Passing time”.

Frymëzuar nga libri i Elvira Dones “Virgjëreshat e përbetuara”, regjisorja italiane Laura Bispuri ka sjellë historinë e Hanës, interpretuar nga aktorja italo-gjermane Alba Rochrwacher. Një burrneshë nga Valbona, e cila transferohet në Itali, ku dalëngadalë përpiqet të rifitojë feminitetin e saj.

Është pikërisht liria femërore dhe rrugëtimi për ta arritur atë, ajo që zhvillohet nga këndvështrimi i Bispurit, vlerësuar në Itali me çmimin “David di Donatello” për një prodhim të mëparshëm.