Regjimi i Assadit pranon marrëveshjen për armëpushim

Regjimi i Assadit pranon marrëveshjen për armëpushim

Regjimi i presidentit Sirian, Bashaar Al Assad-it, thotë se do të jetë në përputhje me marrëveshjen e ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia nëse sulmet ndaj organizatave terroriste vazhdojnë.

Një pengesë paraprake për fillimin e armëpushimit në mes të Amerikës dhe Rusisë e ndërmjetësuar në Siri është qartësuar tashmë pasi qeveria e Assad-it tha se do të pranojë një “ndërprerje të armiqësive” me kusht që sulmet ndaj Shtetit Islamik, Al-Nusra-s dhe grupeve të tjerave të identifikuara si terroriste, vazhdojnë.

Regjimi i Assad-it ka thënë se do të punojë me Rusinë, për të përcaktuar se cilat grupe dhe fusha do të përfshihen në ndërprerjen e planit të armiqësive, e cila do të fillojë zbatimin të hënën.

Qeveria siriane tha se grupet opozitare nuk duhen të lejohen të përdorin armëpushimin për të forcuar pozitat e tyre ushtarake dhe se kjo në të kundërtën do të konsiderohet si shkelje të marrëveshjes.

Deklarata e përbashkët e Rusisë dhe Amerikës për një armëpushim të hënën nuk do të ishte lëshuar nëse të dy vendet nuk do të kishin tregues relativisht të qartë se kushtet e saj do të pranoheshin nga palët kryesore, përfshirë edhe qeverinë Siriane, forcat opozitare të sponsorizuara nga Arabia Saudite, dhe Kurdët sirianë.

Përparimet e fundit ushtarake të Asadit rreth Aleppo-s – qytetit të dytë më të madh të Sirisë – kanë ardhur kryesisht për shkak të egërsisë së sulmeve të forcave ajrore ruse kundër pozicioneve të opozitës.

Ka skepticizëm nëse armëpushimi do të zbatohet për shkak të vështirësive në identifikimin e territoreve të zëna nga grupet, dhe mënyra në të cilën disa grupe opozitare janë thurur me Al-Nusra-n.